Vetëvendosje nuk përjashton as dhunën kundër Asociacionit

Autori:Gazeta Fjala

 

Zyrtarë të Vetëvendosjes  në konferencën e mbajtur sot kanë thënë se në kundërshtim të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nuk e përjashtojne as dhunën.

Kur lideri i këtioj subjeti Visar Ymeri u pyet për format e protestave ndaj krijimit të Asociacionit, ai u përgjigj se nuk përjashtohet dhuna.

Visar Ymeri, tha se Asociacioni i Komunave Serbe është formalizim i kontrollit të Serbisë në Kosovë.

“Ky Asociacion do të kushtëzojë çdo proces brenda në Kosovë, sepse do të shkaktojë ndryshime në mënyrën se si funksionon republika. Do të rrënojë mundësinë për zhvillim”, tha Ymeri.

Kurse Glauk Konjufca tha se themelimi i Asociacionit përbën autonomi politike të etnitetit serb që do të kontrollohet nga Beogradi.

Sipas tij asociacioni është shtet brenda shtetit, qw sipas tij  wshtw bosnjizimi i Kosovës, nëse kujtojmë bashkimin e komunave serbe të Bosnjës në 1992”.

“Duhet të ndalim krijimin e Asociacionit. Ne do ta kundërshtojmë duke nisur nga Kuvendi dhe përmes protestave mbarë popullore:, tha Konjufca./ Gazeta Fjala

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-nuk-perjashton-as-dhunen-kunder-asociacionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala