Vetëvendosje: Ne nuk e kemi gjuajtur me vezë Edi Ramën

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se aktivistë të saj e kanë gjuajtur me vezë kryeministrin Edi Rama.

Kjo lëvizje thekon se asnjë aktivistë i Vetëvendosjes nuk ka marrë pjesë në këtë aksion.

“Lajmi që aktivistët e VETËVENDOSJE!-s e paskan gjuajtur me vezë Edi Ramën, është plotësisht i pavërtetë. Asnjë aktivist i VETËVENDOSJE!-s nuk ka marrë pjesë në këtë aksion. Asnjëri nga ata që e kanë realizuar këtë aksion nuk është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ne do të ndjekim çdo procedurë ligjore për të paditur portalin gazetaexpress.com për shpifje. Nuk është hera e parë që ky portal poston shpifje nga më të ulëtat për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Si rezultat i këtyre shpifjeve dhe joprofesionalizmit të këtij portali, ne i kemi shkëputur marrëdhëniet tona shumë kohë më parë me të”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u qëllua me vezë derisa dilte nga Fakulteti i Shkencave Sociale.
Mësohet se 6 persona u shoqëruan nga policia për këtë ngjarje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-ne-nuk-e-kemi-gjuajtur-me-veze-edi-ramen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala