Vetëvendosje mohon koalicionin me AAK në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

Lajmet se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë një koalicion të mundshëm me AAK-në, në komunën e Prishtinës e kanë mohuar zyrtarë të VV-së.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë , Erzen Vraniqi ka thënë për Gazetën Fjala se nuk ka diçka zyrtare sa i përket këtyre çështje.

“Nuk ka asgjë zyrtare lidhur me këtë çështje”, ka thënë shkurt Vraniqi.

Kujtojmë që AAK në komunën e Prishtinës prezantohet me katër asamblistë./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-mohon-koalicionin-me-aak-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala