Vetëvendosje: Mbi 90 aktivistë të arrestuar deri më tani

Autori:Gazeta Fjala

Përmes një njoftimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar mbi 90 aktivistë deri më tani.

“Disa prej tyre janë të lenduar rëndë nga dhuna brutale policore,” thuhet në njoftim.

“Dënojmë arrestimin e tyre të padrejtë dhë kerkojmë lirimin e tyre të mënjëhershem.”

Policia e Kosovës para më pak se një ore është futur brenda selisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka arritur që të arrestojë Albin Kurtin dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-mbi-90-aktiviste-te-arrestuar-deri-me-tani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala