Vetëvendosje mban konferencë pa dy partitë tjera?

Autori:Gazeta Fjala

Lvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë për media në selinë e saj sot në ora 14. Në njoftimin që u është dërguar medieve nuk qartësohet se kush do të marrë pjesë në konferencë, por Gazeta Tribuna mëson se Vetëvendosje do të mbajë këtë konferencë pa prezencën edhe të dy partive të tjera opozitare AAK dhe Nisma për Kosovën.

Pas arrestimi të djeshëm të deputetit Albin Kurti për të cilin Prokuruari kishte lëshuar flet arrest që më shuam se një javë kanë reaguar të dy partitë opozitare AAK dhe Nisma duke e quajtur arrestimin e Kurtit politik, por ata nuk kanë pranuar në komentojnë se a ka qenë e paraparë prezenca e tij në manifestimin e opozitës gjatë të shtunës.

Përveç Kurtit, Policia ka arrestuar edhe 94 aktivistë të kësaj partie dhe ka bastisur zyrat e Vetëvendosjes ku dhe ka konfiskuar materiale të dyshimta./Gazeta Tribuna/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-mban-konference-pa-dy-partite-tjera/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala