Vetëvendosje: Mbajtja në arrest e aktivistëve tensionon situatën

Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese ka thënë se mbajtja e aktivistëve të saj nën arrest po e tensionon situatën.
Aktivistët janë arrestuar në mbrëmjen e 12 tetorit dhe ata po vazhdojnë të mbahen në arrest nga Policia e Kosovës.
“Pushteti po i shton masat e sigurisë brenda Kuvendit ashtu që me forcë ta shtypë vullnetin e deputetëve opozitarë e t’i hapë rrugë “Zajednicën”, dhe paralelisht po i mban të arrestuar aktivistët për veprimin e tyre politik legjitim”, thuhet në regimin e Vetëvendosjes.
Vetëvendosje ka bërë thirrje te Policia e Kosovës që t’i lirojë menjëherë 9 të arrestuarit dhe të ndalet së bëri argatin e Qeverisë së Kosovës për shkak të veprimeve të tilla arbitrare veç sa e tensionojnë situatën edhe më tutje.