Vetëvendosje kundërshton shkuarjen e Mustafës në Bruksel

Autori:Avdyl Pajaziti

Glauk Konjufca, shef i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë në një konferencë për shtyp se  kundërshton fuqishëm vazhdimin e bisedimeve me Serbinë nga ana e kryeministrit Isa Mustafa.

“Në vend që Isa Mustafa e Hashim Thaçi të japin përgjegjësi për atë se çfarë kanë bërë, ata me kokëfortësi po i vazhdojnë negociatat me Beogradin”

Sipas Konjufcës, kreu i ekzekutivit kosovar nuk gëzon legjimitetit dhe se vendimet e tij shihen me dyshime.

“Mustafa ka thyer premtimin për të mos shkuar në Bruksel pa iu dhënë Kosovës vizat.”

“Premtimet e tij maksimalisht mund të zgjasin një muaj” ka shtuar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-kundershton-shkuarjen-e-mustafes-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala