Vetëvendosje: Kjo nuk do të tolerohet

Autori:Gazeta Fjala

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas largimit të protestuesve që ndodheshin pranë Kuvendit të Kosovës.  Sipas tyre, deputetët e opozitës pamundësuan mbajtjen e seancës “ndërsa tash deputetët e koalicionit të “Zajednicës” i janë kthyer byfesë së Kuvendit për të mbajtur takimet e tyre ilegale aty.”

“Në anën tjetër, jashtë ndërtesës së Kuvendit, njësitet speciale të policisë intervenuan dhunshëm ndaj aktivistëve të opozitës që ishin duke qëndruar jashtë, në shenjë solidariteti me deputetët e opozitës në Kuvend,” thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tyre, ky pushtet është i gatshëm të trazojë gjithë vendin, për t’i qëndruar besnik Serbisë.

“Kjo nuk do të tolerohet,” thuhet në fund të reagimit të Vetëvendosjes./Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-kjo-nuk-do-te-tolerohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala