Vetëvendosje kërkon të ndalet përndjekja e opozitës

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosjes ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës për arrestimin e katër deputetëve të partive opozitare, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun e Faton Topallin nga VV, dhe Donika-Kadja Bujupi nga AAK.

Ne reagimin e saj Vetëvendosjes ka kërkuar që të ndalet përndjekje opozitës , duke akuzuar Policinë e Kosovës se është vënë në urdhërate  Isa Mustafes e Hashim Thaçit.

Ja reagimi i plotë i VV-së

Policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj – Bujupi ndërsa ka rrethuar banesën e deputetëve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiut. Banesa e Albin Kurtit dhe ajo e Albulena Haxhiut janë bastisur nga Policia e Kosovës dhe aktualisht brenda po qëndrojnë disa policë.

Policia po i përgjigjet urdhërave policore të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit të cilët janë të gatshëm ta shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm që të mos heqin dorë nga pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet që kanë bërë me Serbinë.

Deputetja Kadaj – Bujupi duhet liruar menjëherë dhe përndjekja ndaj opozitës duhet të përfundojë.

Ne nuk do të ndalemi pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë, pavarësisht sa larg është i gatshëm të shkojë pushteti, në mbrojtje të “Zajednicës”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-kerkon-te-ndalet-perndjekja-e-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala