Vetëvendosje kërkon që të sqarohet sulmi në Gorazhdec

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një kumtese për media ka kërkur nga organet e rendit që t`i sqarojnë rrethanat e e incidentit të ndodhur në Gorazhdec të Pejës dy ditë më parë.

“Ky rast nuk është i vetmi që ka mbetur pa u sqaruar. Ditët e fundit, sidomos para aktiviteteve të opozitës, ka pasur shumë lajmërime e kërcënime për bomba edhe në Prishtinë, por megjithatë organet e rendit nuk kanë bërë me dije se cilët janë fajtorët”.

“Duket sikur, pikërisht në këto kohë që opozita është bashkuar në aksion për të ndalur marrëveshjet e dëmshme, dikush është i interesuar të mbjellë frikë në Kosovë dhe të ashpërsojë marrëdhëniet mes komuniteteve etnike” thuhet në njoftimin e kësaj lëvizjeje.

“Poashtu VV-ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me këtë rast, sepse tyre për ne çfarëdo sulmi ndaj qytetarëve të Kosovës është i papranueshëm e i dënueshëm. Ne i bëjmë thirrje Policisë që ta hetojë këtë rast sa më parë, dhe të jetë transparente ndaj publikut për të gjeturat”.

“Po ashtu, presim ta shohim të njëjtin përkushtim nga ana e Qeverisë, e cila e dënoi publikisht këtë sulm, edhe në rastet kur flitet për sulme ndaj shqiptarëve. Hiç më larg se vetëm një ditë më herët para sulmit në Gorazhdec, shqiptarët në veri u penguan tek rindërtonin shtëpitë e tyre”.

“Institucionet e Kosovës duhet të kryejnë gjithnjë e kudo punën e tyre, me të njëjtin standard, që të mos mundësohet kthimi i Serbisë në Kosovë. Serbët që banojnë në Kosovë duhet të marrin kujdesin dhe mbrojtjen nga institucionet e Repubikës së Kosovës dhe nuk është e nevojshme që të kthehet Serbia përmes zyrtarëve të saj me pretekstin e kujdesit ndaj tyre. Pikërisht për këtë na duhet Republika dhe jo “Zajednica”.thonë në VV.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-kerkon-qe-te-sqarohet-sulmi-ne-gorazhdec/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala