Vetëvendosje: Ja pse e gjuajtëm me vezë Hajredin Kuçin

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka konfirmuar se e kanë gjuatur me vezë ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçin.

“Nuk mund të ketë rehati për një pushtet që e ka sjellë vendin në një gjendje të mjerë. Nuk mund të rrijmë duarkryq përballë kërcënimit për ndarje etnike të vendit tonë dhe përballë faljes së territoreve të Kosovës.”
“Nuk mund të bëhemi indiferent karshi sistemit të kapur të drejtësisë, i cili përndjekë deputetët opozitar ndërsa bashkëpunon me krimin e me korrupsionin”.

“Hajredin Kuçi e drejton Ministrinë e Drejtësisë. Ai përveç që është ministër në një qeveri që po na e sjell “Zajednicën” dhe po i fal territoret, është përgjegjës kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë Kosovare”.

Në fund në njoftimin e VV-së thuhet se  opozita është e vendosur dhe nuk do t’i ndal aksionet e tyre pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-ja-pse-e-gjuajtem-me-veze-hajredin-kucin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala