Vetëvendosje: Isa Mustafa është frikacak

Autori:Gazeta Fjala

Në reagimin e fundit të Vetëvendosjes, Isa Mustafa cilësohet si frikacak.

“Isa Mustafa e ka vetëm një tipar të dobishëm: është frikacak! Një ditë para protestës së 4 shkurtit kundër Jabllanoviqit e pat shkarkuar këtë të fundit. Sot, për shkak të trysnisë publike, djali i tij Besniku hoqi dorë nga tenderi për servisimin e BMW-ve të qeverisë i cili ia sillte atij 2.900 euro”, thuhet në reagimin e LVV-së. “Po sot, Kryeministri u frikësua të dal në debat televiziv për t’i përballur argumentet me z. Visar Ymeri. I dashur popull, edhe Zajednica mund të ndalet!”, thuhet më tej aty.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-isa-mustafa-eshte-frikacak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala