Vetëvendosje gjuan me vezë Bajram Gecajn (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Aktivistë të Vetëvendosjes gjuajnë me vezë zëvendësministrin e Pushtetit Lokal, Bajram Gecajn.

Në faqen zyrtare në Facebook, VV-ja e ka shpërndarë një videon ku shihen aktivistët e Vetëvendosjes duket gjuajtur me vezë në drejtim të Gecajt.

“Para pak çastesh, aktvisitët gjuajtën me vezë Bajram Gecajn, Zëvendësministër i Pushtetit Lokal. Dhunës dhe brutaliteti policor ndaj aktivistëve nëpër stacionet policore, nuk do të na ndalë në asnjë moment. Do t’ua bëjmë jetën të parehatshme, politikanëve të zhytur në luks, që po e shkatërrojnë shtetin dhe shoqërinë tonë”, kanë shkruar në Facebook, Vetëvendosja.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-gjuan-me-veze-bajram-gecajn-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala