Vetëvendosje e qumështarët protestojnë të hënën

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se gjatë ditës së hënë do të protestojë bashkë me shoqatat e qumështarëve.
Salih Salihu nga radhët e partisë opozitare Vetëvendosje gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se gjatë ditës së hënë do të jenë të pranishëm para oborrit të Kuvendit bashkë me qumështarët.
“VV gjatë dites së hënë do të jetë me qumeshtarët para dyerve te Kuvendit”, ka thënë ai.
Ndërkaq kërkesat e shoqatës së qumështarëve janë që të futet në treg qumështi vendor, të largohen vajrat bimore.