Vetëvendosje: Do ta pamundësojmë ratifikimin e demarkacionit

Autori:Gazeta Fjala

Derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë deklaruar se nuk do ta pengojnë votimin e Demarkacionit nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur për Telegrafin se do ta pamundësojë ratifikimin e Marrëveshjes aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi.

Zyrtarja për informim e lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ky lloj demarkimi nuk duhet të vijë fare në Kuvend.

“Ne do ta pamundësojmë këtë demarkim. Ndërkaq, sa i përket veprimeve konkrete në lidhje me seancën do t’i bëjmë me dije ato kur kjo çështje të jetë në agjendë”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, nga AAK-ja e Nisma, në seancën kur pritet të vihet në rend dite Marrëveshja e Demarkacionit do të mungojnë tentativa për ta penguar zhvillimin e votimit, kanë bërë të ditur ditë më parë këto parti politike.

Por, ditë më parë shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, u është drejtuar të gjithë deputetëve të Kosovës me një kërkesë zyrtare për ta mos votuar versionin aktual të demarkacionit. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-do-ta-pamundesojme-ratifikimin-e-demarkacionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala