Vetëvendosje akuzon ministrin Rrahmani për punësim regjional

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, po e centralizon sistemin shëndetësor përmes emërimesh politike në bordet mjekësore.

Kështu kanë pohuar në një konferencë për media, Jusuf Ulaj dhe Mirsad Shkreta nga Departamenti i Shëndetësisë në Lëvizjen Vetëvendosje, raporton KTV.

Sipas Ulajt, ministri Rrahmani ka thyer ligjin duke emëruar anëtarë të ri të Bordit për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor, ndonëse bordi aktual ka mandat edhe një vit.

Ndërsa Mirsad Shkreta, deklaroi se si i emëruar në prapaskenë nga Lutfi Haziri, ministri Imet Rrahmani, po bën emërime politike dhe nepotike regjionale, duke punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë kryesisht njerëz nga rajoni i Gjilanit, shumica miçë dhe të njohur të Lutfi Hazirit, të vetë ministrit Rrahmani dhe kryekëshilltarit të tij.

Tutje, ai pohoi se pavarësisht këtyre denoncimeve, mospërfillja e tyre ka bërë që mentaliteti i mosndëshkueshmërisë të bëhet mentalitet qeverisës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-akuzon-ministrin-rrahmani-per-punesim-regjional/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala