Vetëvendosja përkrah kërkesën e PDK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Në seancën e mbajtur në Kuvendin Komunal në Prishtinë, Lirak Qelaj, asamblist i PDK-së, ka kërkuar që të emërohen dy rrugë të kryeqytetit me emrin e Adem Demaçit dhe Ukshtin Hotit, raporton Indeksonline.

Shoqata e të burgosurve politikë dhe të Rinjtë Demokratikë kishin pasur një kërkesë të tillë, të cilën e përcjelli në Kuvend, Qelaj.

Këtë kërkesë e përkrahu edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha, i cili fillimisht kishte pyetur se a ka ardhur kërkesa zyrtare (me shkrim), por prapë se prapë e ka përkrahur një gjë të tillë./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosja-perkrah-kerkesen-e-pdk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala