Vetëvendosja hedhë ngjyrë mbi Komunën e Mitrovicës, reagon Policia (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë dalë sot në hyrje të Komunës së Mitrovicës dhe në shenjë kundërshtimi për Asociacionin e Komunave serbe, kanë hedhur ngjyrë mbi objektin dhe hyrjen e ndërtesës së Komunës.

Ata po thonë se ngjyrën e kanë hedhur në shenjë kundërshtimi që Komuna nuk bëri gjë për të ndalë ndarjen e Mitrovicës edhe me “zajednicën”, siç ata vazhdimisht e quajnë.

Aktivistët kanë kërkuar nga asambleistët që të ngrisin një rezolutë me të cilën do të kundërshtojnë krijimin e Asociacionit të Komunave serbe.

E ndërkaq, Policia ka reaguar për të shpërndarë protestuesit, të cilët nuk e kishin paralajmëruar protestën më herët, siç edhe thotë ligji.

Aksioni i sotëm i aktivistëve të VV-së, është vazhdim i disa prej aksioneve që kjo Lëvizje po i bën në Prishtinë dhe qytete të tjera./Gazeta Fjala/.

2vv 3vv 4vv

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosja-hudhe-ngjyre-mbi-komunen-e-mitrovices-reagon-policia-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala