Veteranët sërish para Qeverisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një numër i madh i ish luftëtarëve të UÇK-së të cilët kanë gëzuar statusin e veteranit kanë dalë sërish sot për të aplikuar për marrjen e pensionit.
Ata po qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke pritur në radhë për të dorëzuar dokumentet, transmeton Indeksonline.

Edhe gjatë ditës së djeshme një numër i madh i tyre kanë qëndruar deri në vonë për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të gëzuar pensionin prej 170 euro që e ka caktuar Qeveria e Kosovës.

Disa nga ta gjatë ditës së djeshme janë alivanosur për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë ku me ç’rast është dashur të ndërhyjë ndihma e shpejtë.

Aplikimi i veteranëve për të marrë pensionet që ju takojnë ka nisur nga 1 tetori.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veteranet-serish-para-qeverise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala