Veteranët protestojnë me 17 qershor kundër Gjykatës Speciale

Autori:Zekirja Shabani

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë vendosur që të organizojnë protestë më 17 qershor në Prishtinë.

“Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, në takimin e përbashkët të mbajtur sot, pas diskutimeve dhe analizës që i bënë situatës së përgjithshme në Kosovë, vendosën të organizojnë protestë gjithë popullore, kundër padrejtësive të vazhdueshme që janë bërë dhe po bëhen nga gjykatat ndërkombëtare ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarëve të saj”, thuhet në një komunikatë për media.

OVL e UÇK-së fton qytetarët që t’i bashkëngjiten masovikisht kësaj proteste, e cila do të mbahet në Prishtinë me datën 17 qershor duke filluar nga ora 12.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet në sheshin “Skenderbeu”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veteranet-protestojne-me-17-qershor-kunder-gjykates-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala