Veteranët presin nëpër shi tek qeveria

Për të katërten ditë me radhe një numër i veteranëve luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i janë drejtuar objektit të Qeverisë së Kosovës për të aplikuar për t’u bërë përfitues të pensionit.
Deri më tani janë lëshuar 3.800 vërtetime. Kurse, Udhëheqësi i Zyrës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Faik Fazliu ka bërë me dije se do të fillojë lëshimi i vërtetimeve edhe në degët e OVLUÇK-së në Deçan, Skenderaj, Gjilan dhe Burim./Tribuna