Veteranët pranojnë pensionin prej 170 eurosh

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga e hëna, veteranët luftëtarë do të mund ta nxjerrin dokumentin kryesor, i cili do t’ua hap rrugën për të aplikuar për pension.

Kështu nis një proces i ri i shpërblimit të atyre që luftuan, pavarësisht se nuk është mbyllur ende në tërësi procesi i verifikimit, raporton KTV.

Me këtë vërtetim, i cili do të lëshohet nga zyra për veteranë e Qeverisë së Kosovës, atyre u njihet e drejta për pension.

Udhëheqësi i zyrës për veteranë në Qeverinë e Kosovës, Faik Fazliu, është zotuar se zyra e tij brenda pak ditësh mund t’i pajisë të 14 mijë veteranët me këtë vërtetim dhe se më 25 tetor në kontot e tyre do të transferohet pensioni i parë.

Megjithëse janë të pakënaqur, veteranët kanë vendosur ta pranojnë momentalisht shumën prej 170 eurosh, si pension për faktin se shumë prej tyre jetojnë në kushte të rënda ekonomike,

Por pavarësisht kësaj, Xhevdet Qeriqi është zotuar se nuk do të ndalen dhe do të insistojnë për rritje të pensioneve dhe marrje të rrogës retroaktive.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veteranet-pranojne-pensionin-prej-170-eurosh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala