Veteranët po pajisen me dokumente për pensione – mbajnë të bllokuar hyrjen e Qeverisë

Autori:Gazeta Fjala

Hyrja e Qeverisë së Kosovës është bllokuar nga një numër i madh veteranësh të luftës të cilët kanë ardhur për të marrë vërtetimin me të cilin do të aplikojnë për pensionin e veteranit.

Ata kanë shprehur revoltën e tyre për radhët e gjata për faktin se një vërtetim të tillë kanë mundur ta nxjerrin në shoqatat e veteranëve nëpër komuna, raporton TV Arta.

Në anën tjetër Faik Fazliu i cili udhëheq zyrën për veteranë në Qeverinë e Kosovës, ka bërë të ditur se ka arritur që të ketë marrëveshje me Deçanin dhe Gjilanin që veteranët aplikojnë nëpër komuna dhe më pas Shoqatat të sjellin listën dhe qeveria do ti pajiset me vërtetim.

Për shkak të tollovisë së madhe, një veteran është alivanosur gjatë pritjes.

Deri në mesditë rreth 600 veteranë kanë arritur të pajisen më këtë dokument duke vazhduar tutje për tek ATK-ja për të nxjerrë edhe vërtetimin që dëshmon se nuk janë në marrëdhënie pune, transmeton Koha.net.

Përkundër pakënaqësive të mëdha që shprehën veteranët, meqë nuk ishin të kënaqur me shumën prej 170 eurosh, ata sërish kanë shprehur interesim të madh për këtë pension.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veteranet-po-pajisen-me-dokumente-per-pensione-mbajne-te-bllokuar-hyrjen-e-qeverise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala