Veteranët: Përmes protestës, do ta godasim qeverinë në buxhet

Veteranët e UÇK-së nesër për 24 orë do të protestojnë në Kaçanik.
Jeton Kuçi, nga Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së ka thënë për ORAinfo, se arsyeja e mbajtjes së protestës në Kaçanik është që nga atje ta ndalojnë qarkullimin e mjeteve transportuese.
“Protesta do të fillojë nga ora 12 te Gryka e Kaçanikut dhe do të zgjasë 24 orë. Aty do të bllokojmë qarkullimin e vetëm të mjeteve transportuese, ndërkaq komunikacioni për udhëtarë do të jetë i lirë”, ka thënë Kuçi.
Ai ka treguar edhe arsyen e pengimit të mjeteve të transportit.
“Arsyeja është që drejtë aty e goditim qeverinë, që kërkesat tona me u zbatuar”, ka thana Kuçi.
Por ai, ka kërcënuar se nëse qeveria nuk do të realizojë kërkesat e tyre pas kësaj proteste, atëherë ajo do të mbahet në të gjitha pikat kufitare për të ndaluar qarkullimin e mjeteve transportuese me mallra.
“Nëse qeveria nuk realizon kërkesat tona pas kësaj proteste , atëherë protestat e tjera kanë me vazhduar te Dheu i Bardhë, në kufi me Shqipërinë, në Prishtinë dhe protestat do jenë të pandalshme”, është shprehur ai.
Kuçi ka thënë se përmes protestës kërkojnë që të realizohen tri kërkesa të veteranëve.
“Kërkesa e parë është që veteranët që skano kontest të ankesave me iu leshu menjëherë vendimi i veteranit.
Kërkesa e dytë është me u leshu një udhëzim administrativ nga qeveria në mënyrë që veteranët me i gëzuar benefitet e veta.
Dhe, kërkesa e tretë është me u përfunduar sa më shpejtë shqyrtimi i ankesave, që i ka marrë përsipër komisioni qeveritar”, ka njoftuar ai. /ORAinfo/