Veteranët përleshen me policinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka eskaluar protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik, me ç’rast ka ardhur deri te përleshja mes protestuesve dhe policiseë

Gjithçka doli jashtë kontrollit kur protestuesit nuk e përfillën ultimatumin e policisë, për ta liruar rrugën, transmeton Klan Kosova.

Qindra veteranë të luftës kanë bllokuar magjistralen Kaçanik- Shkup për qarkullimin e kamionëve të cilët bartin mall nga Maqedonia.

Rreth 200 ish pjesëtar të UÇK-ës kanë bllokuar magjistralen që lidh Shkupin me Prishtinën në dalje të Kaçanikut.

Ish luftëtarët kërkojnë të drejtat e tyre që nuk janë realizuar deri më tani. Ata thonë se janë të pakënaqur me çdo vendim që është marr deri më tani.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veteranet-perleshen-me-policine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala