Veteranët nuk do ta vazhdojnë protestën

Veteranët e luftës së UÇK-së kanë marrë vendim që të mos e vazhdojnë protestën e tyre para Kuvendit të Kosovës, edhe pas rifillimit të punimeve të seancës parlamentare rreth Gjykatës Speciale.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Klan Kosovën, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Elezaj.