Veteranët në protestë

Autori:Avdyl Pajaziti

Organizatat e dalura nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar për sot protestë gjithë popullore për të kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.

Mbështetje protestës së veteranëve për ta kundërshtuar i kanë dalë edhe tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Lëvizja Vetëvendosje! mbështet protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së dhe i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale.

Vetëvendosje konsideron se Kosovës po i imponohet një sistem paralel i drejtësisë, një gjykatë diferencuese në baza etnike që synon ndryshimin e të vërtetës mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështetë protestën e nesërme të shoqatave të dalura nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Aleanca solidarizohet me kërkesat dhe qëndrimin këtyre shoqatave. AAK fton qytetarët e vendit të marrin pjesë dhe ta mbështesin këtë protestë.

Edhe NISMA për Kosovën mbështet protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së dhe i bëjmë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të NISMA-s për Kosovën, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale.

NISMA konsideron se vet kërkesa për themelimin e Gjykatës Speciale e cila do t’i ndjek krimet e pretenduara mbi baza etnike e jo krimet e luftës të kryera në Kosovë është një pretendim i pa shembulltë. Andaj NISMA e mbështet protestën e nesërme e cila është thirrur nga veteranët e UÇK–së.

Drejtuesit e tri shoqatave të dalë nga lufta e UÇK-së kanë thënë se deputetët nuk do të mund të arrijnë ta themelojnë Gjykatë e cila sipas tyre është me kërkesë nga Beogradi.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe do të fillojë në orën 9 e 30, gjysmë ore para se në sallën e Kuvendit të fillojë seanca ku pritet që të diskutohet për themelimin e Gjykatës Speciale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veteranet-ne-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala