Veteranët në protesta nga java e ardhshme

Grevat e parapara të mbahen për këtë të premte nga veteranët e luftës së UÇK-së më kërkesën e publikimit të listave përfundimtare, do të shtyhet për javën e ardhshme.
Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nazmi Ajeti ka treguar për Indeksonline se greva është shtyrë për të hënën e ardhshme sepse ende nuk janë përgatitur.
Ai ka treguar se do të hyjnë në grevë 10 veteranë ku do të qëndrojnë në tendë para Qeverisë së Kosovës derisa të publikohen listat përfundimtare.
“Kemi pas të hyjmë këtë të premte por do ta shtyjmë deri të hënën. Arsyeja është se ende nuk jemi gati, nuk kemi mundur të përgatitemi krejt. Janë 10 vetë që do të hyjmë në grevë. Ka kërkesa të shumta për të na u bashkangjitur edhe pjesëtarë të tjerë, por njëherë jemi vetëm 10”, ka sqaruar Ajeti./Indeksonline/