Veteranët në demostratë

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK ka vendosur që të hënë duke filluar nga ora 12:00 të mbajmë një demonstratë kundër zvarritjes së publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Ata njoftuan se protesta do të fillojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe di të vazhdojë drejt Qeverisë së Kosovës.

Anëtari i këtij këshilli, Naim Gashi, gjatë një konference për media ka thënë se po vërehet se nuk ka një serizotet nga Komisionit për publikimin e listave të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, pjesëtarët e të cilës tash e dy vite janë mashtruar duke dhënë data se do të publikohen këto lista.

Qeriqi ka thënë se në takimet që ka pasur në të gjitha zonat shihet një pakënaqësi e madhe e veteranëve dhe gjithçka mund të dal jashtë kontrollit.

Ai shtoi se përgjegjësia mbi atë që ndodhë në demonstratë le t’i mbanë komisioni dhe Qeveria e Kosovës që po zvarrit këtë process.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veteranet-ne-demostrate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala