Veteranët kërkojnë nga deputetët që të mos votohet Specialja (Foto/Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Veteranët e UÇK-së të cilët po protestojnë para Qeverisë së Kosovës vazhdojnë të jenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Ata thonë se do dalin në protesta sa herë që ato janë në mbrojtje të të drejtave të ish – luftëtarëve.

Xhevdet Qeriqi i cili drejton Këshillin për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së tha se kjo është padrejtësi nga ndërkombëtarët.

“Fatkeqësisht ata në vend që të merren me kriminelët serb që kanë ba krime, fatkeqësisht po merren me luftëtarët e UQK-së. Kërkojmë nga deputetët që mos ta votojnë sepse kjo po bëhet për qëllime politike”, ka thënë Qeiriqi.

Përderisa në këtë protestë janë rreth 50 persona, Enver Thaçi nga Kaçaniku ka treguar se veteranë të luftës nga kjo komuna janë nisur me autobus për në Prishtinë për t’iu bashkuar protestuesve që janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” por që rrugës janë penguar nga Policia.

Ndryshe, derisa ata po qëndrojë para Qeverisë, në Kuvend po zhvillohet debati për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugën krijimit të Gjykatës Speciale.

E ndërkohë kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së, Agim Çeku e edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi kanë kaluar nga Kuvendi në objekt të Qeverisë, e gjatë rrugës kanë marr brohorima nga protestuesit.

“Hajna, hajna” është brohoritja që i është drejtuar secilit prej tyre, ndërsa drejt Thaçit janë gjuajtur edhe shishe.

Protestuesit kanë thënë se do qëndrojnë aty për kohë të pacaktuar.

Protesta është organizuar në kërkim të publikimit sa më të shpejtë të listave përfundimtare të veteranëve nga ana e Komisionit Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së.

Kërkesë tjetër është fillimi i zbatimit të Ligjit për veteranët e luftës të UÇK-së./lajmi.net

protesta e veteranëve 11831441_10153463126445120_86764482_o

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veteranet-kerkojne-nga-deputetet-qe-te-mos-votohet-specialja-fotovideo/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala