Veteranët kërkojnë listat e plota

Autori:Zekirja Shabani

Qindra veteranë të luftës së UÇK-së kanë kërkuar publikimin e plotë të listave të veteranëve. Ata u kanë dhënë një javë kohë institucioneve që t’i publikojnë këto lista, në të kundërtën kaanë thënë se protestat e radhës do të jenë të dhunshme.

Ata po ashtu kanë kërkuar që sa më parë të zbatohet ligji për veteranët dhe mos të ketë vonesa. Për të mërkurën ata nuk kanë paraparë ndonjë aksion, vetëm qëndrim para qeverisë së Kosovës të ua bëjnë me dije se nëse nuk reflektojnë karshi kërkesave të tyre, nuk mbajnë më përgjegjësi për veprimet e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veteranet-kerkojne-listat-e-plota/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala