Veteranët kërcënojnë me grevë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse nuk publikohen listat përfundimtare deri më 15 qershor të këtij viti, veteranët kërcënojnë me greva dhe protesta.

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nazmi Ajeti, ka thënë për Indeksonline se pas datës 15 do të nisin protestat e veteranëve, mirëpo një pjesë e tyre do të hyjnë në grevë në një shatorr të improvizuar para Qeverisë.

“Nëse nuk fillohet me publikimin e listave përfundimtare deri me 15 qershor, do të hyjmë në grevë urie para Qeverisë me një tendë dhe me Xhevdet Qeriqin çdo ditë do të protestohet”, ka thënë Ajeti për Indeksonline.

Ata që e kanë konfirmuar se do të hyjnë në grevë janë: Nazmi Ajeti, Safet Murati, Abedin Halimi ku do t’iu bashkëngjiten edhe veteranë të tjerë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veteranet-kercenojne-me-greve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala