Veteranët hyjnë me forcë në oborrin e Qeverisë

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë thyer rrethojat dhe janë futur në oborrin e Qevrisë së Kosovës. Ata po kërkojnë nga Agim Ceku, kryetar i Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të Veteranëve, që të dal para tyre dhe të tregoj arsyet e vonesave të publikimit të listave përfundimtare.
Protestuesit nuk po i binden organizatorit të protesës Xhevdet Qeriqi, i cili po bën thirrje që protesta të përfundoj.