Veteranët “bllokojnë” Qeverinë, nisin aplikimet për pensione (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një numër i madh i ish luftëtarëve të UÇK-së të cilët kanë gëzuar statusin e veteranit kanë dalë sot për të aplikuar për marrjen e pensionit.

Ata po qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke pritur në radhë për të dorëzuar dokumentet, transmeton Indeksonline.

Javë më parë Qeveria e Kosovës vendosi që pensioni për të gjithë veteranët të jetë 170 euro. Edhe përkundër pakënaqësive që kanë shpreh organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, lidhur me shumën që ka caktuar Qeveria për pensionet e veteranëve, siç duket disa nga ta kanë vendosur ta pranojnë atë.

Aplikimi i veteranëve për të marrë pensionet që ju takojnë ka nisur nga 1 tetori./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veteranet-bllokojne-qeverine-nisin-aplikimet-per-pensione-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala