Vetëm mbrëmë në Preshevë arritën 4000 emigrantë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Preshevë gjatë natës dhe në mëngjes kanë arritur edhe 4,000 emigrantë të tjerë nga zonat e prekura nga lufta në Lindje të Mesme.

Qendra e pritjes për emigrantë në fshatin Miratoc në Preshevë që aktualisht mban rreth 6,000 emigrantë, është vizituar nga ambasadori britanik Denis Keefe dhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, Zoran Stankoviq, i cili tha se do të aprovohen ndihma të mëtutjeshme, raporton B92, transmeton Indeksonline.

Stankoviq u solidarizua me njerëzit që po ndihmojnë refugjatët, duke shtuar se më nuk do të vijnë refugjatë më për shkak se pritet të përkeqësohen kushtet atmosferike ditëve në vijim.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetem-mbreme-ne-presheve-arriten-4000-emigrante/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala