Vetëm dy njohje për nëntë muaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, gjatë nëntë muajve sa është në detyrën e kryediplomatit ka arritur t’i sjellë Kosovës njohjen nga vetëm dy shtete, Antiguar dhe Barbuda si dhe Niue (shtet joanëtar i OKB-së).

Subjektet opozitare dhe analistët e kritikojnë Thaçin për dështim në sjelljen e njohjeve, ndërsa thonë se ai po e shfrytëzon postin e ministrit të Punëve të Jashtme për promovim personal dhe për ta përgatitur “terrenin” para bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të vendit.
Opozitarët, madje, thonë se Kosova nuk e di saktësisht nga sa shtete është njohur dhe çfarë ka ndodhur me disa njohje, të cilat më pas janë kontestuar.
Gazeta gjatë ditës ka tentuar të marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme rreth kësaj çështjeje dhe rreth njohjeve të reja, megjithatë kjo Ministri vazhdon të qëndrojë e mbyllur për medie. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetem-dy-njohje-per-nente-muaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala