Vetëm 15 për qind të kënaqur me punën e kryeministrit

Autori:Avdyl Pajaziti

UNDP dhe USAID kanë lansuar Pulsin Publik, ku thuhet se vetëm 18 % e kosovarëve janë të kënaqur me institucionet ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në vendin tonë. Ndërsa, për punën e kryeministrit ka rënie të kënaqëshmërisë.

Derisa në mars të këtij viti, 24 % të qytetarëve shpreheshin të kënaqur me punën e kryeministrit, në shtator kjo shifër ka rënie në 15 % të qytetarëve që janë deklaruar të kënaqur me punën e kryeministrit.

Problemet kryesore sipas qytetarëve ndërlidhen me kushtet socio-ekonomike. 43 % kanë deklaruar se e shohin papunësinë si problemin më të madh, 31 % varfërinë, ndërsa 4.5 % e kosovarëve mendojnë se korrupsioni është problemi më i madh.

Sipas këtij pulsi, 41 % e qytetarëve konsiderojnë se Gjykata Speciale do t’i akuzojë ata që kanë kryer rënda në vitet e 90 %, pasuar nga 25.5 % të cilët mendojnë se shqiptarët e Kosovës duke përfshirë politikanët aktual do të akuzohen, ndërsa 10 % mendojnë se do të akuzohen serbët që kanë kryer krime në vitet 90%.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetem-15-per-qind-te-kenaqur-me-punen-e-kryeministrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala