Vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Kombit

Autori:Avdyl Pajaziti

Shirat e rrëmbyeshëm gjatë 24 orëve të fundit në veri-lindje të vendit kanë sjellë probleme në Rrugën e Kombit, rrugët nacionale dhe ato rurale.

Në disa segmente të rrugës Kalimash-Kukës-Morinë, ka pasur rënie gurësh dhe dherash duke vështirësuar edhe më shumë qarkullimin.

Në këtë situatë të krijuar, kompania që mirëmban dhe ekspertët u bëjnë apel udhëtarëve që të kenë kujdes, transmeton TCH.

Segmenti rrugor Kalimash-Kukës-Morinë është mjaft i qarkullueshëm për vetë faktin që lidhet dhe me doganën e Morinës, ndërsa edhe këtë fundjavë ka patur lëvizje të shumta të automjeteve me nga Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veshtiresohet-qarkullimi-ne-rrugen-e-kombit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala