Veseli tregon se kush e solli gaz lotsjellësin në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë mbledhjes së Kryesisë tha se ka pasur informata lidhur me sjelljen e gaz lotsjellësit në Kuvend. Ai tregoi se ishte deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e cila e mori gaz lotsjellësin në Zyrat e VV-së për t’ia dërguar Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës.

“Sigurimit duhet t’i jemi falënderues pasi çdo informatë e kanë nën kontroll. Albulena Haxhiu ishte ajo e cila shkoi në zyrën e tyre dhe ka marr gaz lotsjellës për t’ia dërguar Albin Kurtit”, ka thënë Veseli.

Ndryshe, në Kryesinë e Kuvendit është vendosur që, që nga dita e sotme, çdokush që futet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duhet t’i nënshtrohet një kontrolli me skaner.

“Çdokush që futet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, qoftë deputetë, gazetarë,…, do ti nënshtrohet kontrollit me skaner, i cili pritet të sigurohet gjatë ditës së sotme. Vendimi hyn në fuqi që nga sot”, është vendimi i radhës i Kryesisë së Kuvendit, raporton Telegrafi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-tregon-se-kush-e-solli-gaz-lotsjellesin-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala