Veseli takon parlamentarët nga Shqipëria

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar një takim me Delegacion parlamentar nga Shqipëria, që mbulon çështjet e Edukimit dhe ato të informimit publik në Kuvendin e Shqipërisë.
Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:
Në shumë raste vizita të tilla nuk e kanë vëmendjen e duhur të mediave të cilat rëndom vrapojnë pas krerëve institucional, por në fakt puna e vërtetë bëhet në nivel të këtyre vizitave, të cilat adresojnë për zgjidhje çështjet konkrete.
Është koha e fundit që raportet Kosovë-Shqipëri të lënë pas retorikën e përgjithshme të dashurisë vëllazërore dhe të zhvillohen si raporte të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit konkret në të gjitha fushat. Padyshim edukimi është një ndër prioritetet kryesore në këtë drejtim.