Veseli takon ambasadorët e vendeve të Quint-it.

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në mesditë do të takohet me ambasadorët e vendeve të Quint-it.

“Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit me fillim prej orës 12:00”, thuhet në njoftmin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar me miratimin e disa projektligjeve, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të opozitës për të bllokuar punën.

Deputetët e opozitës, fillimisht kanë përdorur filikaça për të bllokuar seancën e Kuvendit. Më pas, duke parë se kjo gjë nuk po “funksionon”, kanë hedhur ujë dhe pastaj edhe gaz lotsjellës brenda sallës së Kuvendit.

Megjithatë, me gjithë kushtet jo të përshtatshme për punë, deputetët e pozitës kanë arritur të miratojnë disa ligje dhe është bërë përfundimi i seancës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-takon-ambasadoret-e-vendeve-te-quint-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala