Veseli: “Specialja së shpejti”

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli deklaroi se Kuvendi shumë shpejt do ta ketë projektligjin për dhomat e veçanta të speciales dhe do t’i votojnë së bashku me ndryshimet kushtetuese.
Veseli pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit tha se është me rëndësi që ta ruajmë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare.
“Në fakt ende se kemi draftligjin. Në atë çka kemi biseduar me kryeministrin shumë shpejt do ta kemi projektligjin për dhomat e veçanta të speciales në seancë dhe do t’i votojmë së bashku me ndryshimet kushtetuese. Nuk mund ta definoj nëse do të jetë këtë javë në mbledhjen e kryesisë. Por mund të mbajmë mbledhje tjetër të kryesisë”, ka ai.
Ndryshe, kryesia ka caktuar që më 18 qershor të mbahet seancë plenare./Indeksonline/