Veseli sot takohet me ambasadorin Delawie

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pret sot në takim ambasadorin e SHBA-ve Greg Delawie.

Pas këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit do tu drejtohen mediave.Takimit do të mbahet në ora 10:00 në zyrën e Kadri Veselit, raporton lajmi.net.

Më herët kryeparlamentari Veseli ka paralajmëruar se do të takohet me të gjitha palët, përfshirë edhe trupin diplomatik të akredituar në Kosovë, me qëllim të daljes nga gjendja aktuale në të cilën gjendet Kuvendi i Kosovës.

Ambasadori amerikan tashmë është takuar me presidenten Atifete Jahjaga.

Tash e një muaj, partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë, kanë bllokuar punën e Kuvendit. Deputetët opozitarë, në dy raste madje kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Edhe e para e shtetit, Atifete Jahjaga është angazhuar së voni për të ndihmuar për daljen nga kjo gjendje. Ajo ka filluar takimet e ndara me të gjithë liderët politikë në vend, duke thënë se në fund planifikon që të organizojë një tryezë të përbashkët pozitë-opozitë./lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-sot-takohet-me-ambasadorin-delawie/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala