Veseli: Shpresojë në normalitetin e Kuvendit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është duke kryer detyrën e saj kushtetuese dhe shpreson në mirëkuptimin e listës serbe.

Ai pas mbledhjes së kryesisë tha se kjo mbledhje është thirrur për t’u mbajtur edhe një seancë tjetër solemne, pasi më 6 nëntor, Kosovën do ta vizitojë komisioneri për zgjerim, Johanes Hahn.

Ai tha se beson që normaliteti do t’i kthehet Kuvendit, ndonëse bëri të ditur që nënkryetarja nga VV, Aida Dërguti, kishte marr pjesë vetëm në këto dy mbledhje të kryesisë që janë kryesisht për seanca solemne, duke thënë se opozita do të vazhdojë të mbaj qëndrimin e njëjtë për seancat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-shpresoje-ne-normalitetin-e-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala