Veseli: “Seanca e rradhës të enjten”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ka thënë se dëshirojnë që opozita ta ndëgjojë një herë qëndrimin e tyre.

Ai ka thënë se është një situatë jo dinjitoze, e cila e vë në pikëpyetje demokracinë e Kosovës.

Veseli u ka bërë thirrje të gjithëve që t`i shprehin mendimet e veta, por ai ka thënë se nuk beson që në ndonjë vend opozita mund ta dhunojë pozitën, raporton Indeksonline.

“Ne si Kuvend dëshirojmë që edhe opozita ta ndëgjojë vetëm një herë qëndrimin tonë. Situate është jo dinjitoze. E vë në pikëpyetje demokracinë. Ftojmë të gjithë që t`i shprehin mendimet e veta, por nuk besoj se në ndonjë vend opozita mund ta dhunojë pozitën”, është shprehur Veseli.

Ai ka thënë se sot në Kuvend ka mundur të ketë viktima dhe se i është kujtuar viti 1990.

Ndërsa, Veseli ka thënë se nuk ka nevojë që të futet sigurimi, sepse në demokraci mund të diskutohet mes vete.

Gjithashtu, ka shtuar Veseli, se dhuna ndaj parlamentarëve nuk është e mirë dhe se çdo gjë ka kufi.

Po ashtu sot Kryesia vendosi që seanca e ardhshme e Kuvendit do të mbahet të enjten, më 15 tetor, në orë 10:00.

Pavarësisht bllokadës nga deputetët e opozitës, Kryesia vendosi që punimet e Kuvendit të vijojnë normalisht. Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti tha se Kryesia duhet të dalë me një komunikatë për ngjarjet e paradites, pasi sipas tij, veprimet e opozitës me mjetet e përdorura kanë sjellë rrezikim të jetës së deputetëve.

Ai tha se duhet kërkuar raport edhe nga sigurimi i Kuvendit për të parë se si deputetët i kanë futur në Kuvend mjetet e përdorura në seancë. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-seanca-e-rradhes-te-enjten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala