Veseli: Sa jam unë kryetar i Kuvendit, nuk do të lejojë që sigurimi të hyjë në sallë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë kohës që opozita nuk po lejonte që të zhvillohet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se derisa ai është kryetar i Kuvendit të Kosovës nuk do të lejojë që sigurimi të hyjë në sallën e legjislativit kosovar.

Ndryshe, opozita edhe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk po lejon që të vazhdoj seanca e Kuvendit të Kosovës, derisa të zhbëhen marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-sa-jam-une-kryetar-i-kuvendit-nuk-do-te-lejoje-qe-sigurimi-te-hyje-ne-salle/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala