Veseli: Rruga drejt Evropës varet nga puna jonë

Ka filluar seanca solemne ku do Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikë Evropian të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn do të ju drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Hapjen e seancës e bëri kryeparlamentari Kadri Veseli i cili theksoi se duhet punuar së më shumë për rrugën drejt Evropës.
“E kemi të qartësuar rrugën e integrimit. Ne duhet të ecim me shpejtësi drejt rrugës Evropiane e kjo varet nga puna jonë. Besojmë se edhe vizita juaj dhe fjalimi i juaj janë dëshmi e qasjes së re të BE-së ndaj Kosovës”, ka thënë Veseli.