Veseli: Rënia e Murit të Berlinit i dha fund ideologjive totalitare

Autori:Avdyl Pajaziti

Në 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se kjo datë shënon fitoren përfundimtare të lirisë mbi ideologjitë totalitare.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se si kjo ngjarje mundësoi që projekti për një Evropë të lirë e të bashkuar, të bëhet projekt i të gjithë popujve.

Veseli ka thënë se liria dhe pavarësia e Kosovës janë vlera të këtij projekti.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Rënia e Murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë, 25 vite më parë, shënuan në Evropë fitoren përfundimtare të lirisë mbi ideologjitë totalitare. Kjo mundësoi që projekti i Evropës së lirë e të bashkuar të bëhet projekt i të gjithë popujve evropian. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë vlera të këtij projekti madhështor.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-renia-e-murit-te-berlinit-i-dha-fund-ideologjive-totalitare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala