Veseli promovon Kosovën tek studentët e huaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takuar një grup studentësh nga vendet e ndryshme të botës që studiojnë në Universitetin e Vjenës dhe Venedikut.

Ky është njoftimi i Veselit në facebook:

Sot, pata kënaqësinë që në Kuvendin e Republikës së Kosovës të pres një grup prej 130 studentësh nga e gjithë bota, që studiojnë për të drejtat e njeriut dhe demokratizimin në Universitetin e Vjenës dhe Venedikut.

Bashkëbiseduam gjerësisht për Kosovën, vlerat e saj sociale, kulturore e politike dhe sfidat me të cilat ballafaqohet bota bashkëkohore.

Studentët më treguan se të rralla janë vendet ku kanë gjetur mikpritje aq të ngrohtë sa në Kosovë gjatë qëndrimit të tyre. Më premtuan se do të jenë lajmëtarë të Kosovës në vendet e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-promovon-kosoven-tek-studentet-e-huaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala