Veseli: Problemet e Maqedonisë nuk janë probleme të Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha të martën se problemet e Maqedonisë nuk janë probleme të Kosovës dhe se i vjen keq për ngjarjet në Kumanovë.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Ballkani ka nevojë për mirëkuptim dhe mirëbesim dhe shtoi se pret që palët atje të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë.

Ndryshe, seancat e radhës së Kuvendit të Kosovës do të mbahen më 15 dhe 18 maj

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-problemet-e-maqedonise-nuk-jane-probleme-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala